Studentët “meme” refuzojnë vendimin e Ramës

Edhe pse pjesë dërrmuese e studentëve janë larguar për të kaluar pushimet e fundvitit pranë familjeve të tyre, një grup i vogël prej tyre, që ka mbetur në Tiranë, janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, për të protestuar, duke shprehur refuzimin e tyre për vendimin e Kryeministrit Rama.

Duke qenë se janë të paktë në numër, studentët kanë vendosur të printojnë fotot e shokëve të tyre gjatë protestave të disa ditëve më parë, ndërsa nuk kanë munguar edhe memet, tashmë pjesë e pandarë e protestës.

Vetëm një ditë më parë, Kryeministri deklaroi se qeveria po bën gati atë që ai e quajti “paktin për universitetin”, si dhe shpjegoi disa nga vendimet që janë marrë për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN