Thaçi: Më 8 janar jo në Bruksel, por duke bërë ski

Mbajti konferencën e fundit me mediat për këtë vit duke treguar se nuk do të përfshihet më drejtpërdrejtë në dialogun me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi madje tregoi se me 8 janar, kur zhvillohet takimi mes ekipit negociues dhe zyrtarëve të Bashkimit Europian, ai do të jetë duke bërë ski.

“Ekipi negociator është pajtuar me propozimin tim që më 8 janar, ata do të jenë në Bruksel, ndërsa unë në Brozovic duke bërë ski”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit tha se do të mbështesë ekipin negociator për dialogun me Serbinë. Presidenti Thaçi nënvizoi se pret marrëveshje të balancuar pajtimi me Beogradin.

“Në muajit në vijim të ndodhë dialogu dhe negociatat Kosovë-Serbi, si dy shtete sovrane, dhe ta arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obliguese që Kosova do të fitojë njohjen. Të jetë një marrëveshje e balancuar dhe që i krijon mundësi Kosovës për ndryshimin e rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Thaçi.

Ndër të tjera Thaçi nënvizoi se mbështetë më shumë se kurrë bashkimin e Luginës së Preshëvës dhe Bujanocit me Kosovën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN