Trump viziton trupat amerikane në Irak

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania zhvilluan një vizitë të pa lajmëruar në një bazë ushtarake amerikane në Irak.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se çifti presidencial kishte mbërritur në bazën e Al Asad në perëndim të kryeqytetit Bagdad mbrëmjen e Krishtlindjeve.

Sipas deklaratës, Trump kishte falënderuar trupat për shërbimin, sakrificat e sukseset. Numri një i Uashingtonit tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin në plan të tërhiqeshin nga Iraku. Në vizitën e tij të parë në rajon, Trump u prit me ovacione nga ushtarët.

Vetë Presidenti tha se arsyeja e vizitës ishte për t’i falënderuar personalisht trupat për ndihmën e dhënë në mundjen e ISIS. Shtetet e Bashkuara kanë 5 mijë trupa në Irak, të cilat mbështesin forcat qeveritare në luftën kundër asaj që ka mbetur nga Shteti Islamik.

Shkarkoni aplikacionin e A2