Aksident me një të vdekur në Milot – A2

Aksident me një të vdekur në Milot

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme te kryqëzimi i Patokut në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarje, policia po punon për arrestimin e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2