Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Analistët: Emërimet kanë funksion simbolik, kancelaritë po kërkojnë CV-në e Ministrit të Jashtëm

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 14:04 | Politikë
Analistët: Emërimet kanë funksion simbolik, kancelaritë po

Analistët Afrim Krasniqi dhe Roland Lami komentuan në A2 vendimet e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar pjesën më të madhe të Qeverisë. Një mundësi reflektimi siç tha kryeministri apo tjetër?

Sipas Krasniqit, “Rama kishte paralajmëruar që ndryshimet në Qeveri do të kryheshin pas një analize të kontributit të çdonjërit, por këto ndryshime nuk janë produkt i analizës por i emocionit dhe i presionit të protestave dhe skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin”.

As kriteri i konsumimit sipas tij nuk vlen, kur shohim që “zonja Qato kishte vetëm një vit në mandat”.

Duke u përqendruar te profilet e ministrave të rinj, sipas Roland Lamit, “ata janë profile teknike, por nuk kane një emër publik, nuk i thonë asgjë opinionit publik”, dhe mund të kontrollohen më mirë në vendimmarrje. Sipas Lamit, në këtë aspekt nuk ka “asnjë ndryshim ne qasjen e kryeministrit”.

Arsyeja e vendimit për ndryshim radikal të Qeverisë sipas analistëve është një tjetër.

“Problemi i madh i Ramës është që politikën e sheh me simbole, nuk merr parasysh cv-në e kandidateve. Ministri i jashtëm nuk kishte as fotografinë në faqen e Ministrisë së Jashtme kur ishte zëvendësministër. Ramës i intereson lajmi që për herë të parë ka një ministër të jashtëm kosovar, kancelaritë ndërkombëtare kanë patur kërkesë këto minuta të shohin CV-të e kandidatit për të kuptuar çfarë përfaqëson”, përfundoi Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë