Angeline Jolie mendon të hyjë në politikë

Mendon të braktisë aktrimin për të hyrë në botën e politikës. Aktorja e Hollywood, Angelina Jolie la të kuptohet se po merr në konsideratë një lëvizje të tillë. Në një intervistë për radio BBC, ajo tha se shumë vite më përpara nuk do ta pranonte këtë ndryshim radikal, por tani premton të jetë atje ku nevojitet më shumë.

“Nëse do të më kishit pyetur 20 vite më përpara, do të kisha qeshur… unë gjithmonë do të shkoj atje ku nevojitem. Nuk e di nëse jam e prerë për politikë. Jam e gatshme të punoj me qeveritë dhe ushtritë, kështu që jam në një pozicion shumë interesant që më lejon të përmbush shumë synime”.

Angelina Jolie, aktore, aktiviste

Jolie, e cila është e dërguar speciale në Agjencinë e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, thotë se është aktive me fushata për një sërë çështjesh, përfshirë refugjatët dhe dhunën seksuale. Ndër të tjera, aktorja fituese e disa çmimeve prestigjioze në karrierën e saj, foli edhe për fëmijët e saj. Jolie u shpreh e lumtur që fëmijët e saj nuk përdorin rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN