Dhuratat e fundvitit, shqiptarët nuk kursehen

Fundviti është periudha kur të gjithë shpenzojmë për dhurata, për familjarët, të afërmit, miqtë.

Me shumë apo me pak lekë, vrapojmë drejt dyqaneve, duke përfituar edhe nga uljet e periudhës për të bërë të lumtur njerëzit e dashur.

Po sa shpenzojnë shqiptarët? “Nuk kemi bërë asnjë dhuratë”, shprehet një qytetare.
“Vetëm gjëra të vogla”, thotë një tjetër.

“Mua më ka shkuar gati 1 mijë e 500 euro”, thotë një qytetarë tjetër.

Dhjetori është një ndër muajt e vitit me nivelin më të lartë të konsumit, që ndihmon edhe në rritjen e inflacionit, tregues që gjatë këtij 2018-ës ka ruajtur nivele relativisht të ulëta. Në fund të fundit, për festa nuk kursehet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN