Frika për sulmet turke, kurdët kërkojnë ndihmën e Asad

Ushtria siriane hyri në qytetin strategjik të Manbixh ne veri të vendit, për herë të parë ne 6 vjet. Milicitë kurde që kontrollonin zonën kërkuan ndihmën e qeverisë mes frikës se trupat turke do të nisin një ofensivë të re.

Turqia i konsideron forcat kurde YPG si pjesë të një grupi terrorist. Kërkesa e kurdëve të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, vjen pas njoftimit tronditës se trupat amerikanë do të tërhiqen nga Siria.

Presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e rreth 2 mijë trupave javën e kaluar me justifikimin se Shteti Islamik ishte mundur. Por pretendimi është kundërshtuar nga aleatë kyçë të cilët I druhen ringritjes së grupit. Kurdët e shohin vendimin e Trump si tradhti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN