INSTAT: 9 mujori 2018, ekonomia rritet me 4,3%

Reshjet, që kanë rritur prodhimin e energjisë elektrike, shpëtojnë sërish ekonominë.

Instituti i Statistikave konstaton se rritja ekonomike në tremujorin e tretë të këtij viti ka qenë 4,48%. Ndikimin kryesor në këtë performancë pozitive e ka dhënë dega “Industria, Energjia dhe Uji” me 1,71% rritje, pasuar nga tregtia e transporti, si dhe ndërtimi.

Energjia ka qenë sektori që ndikoi në rritjen ekonomike edhe në tremujorin e kaluar. Bazuar në të dhënat e INSTAT-it, si 9 mujor i 2018-ës, ekonomia shqiptare ka regjistruar një ritëm mesatar rritje prej 4,35%.

Të dytët në rajon për rritjen. A është e qëndrueshme?

Shqipëria është vendi i dytë në rajon me normën më të lartë të rritjes ekonomike. Sipas bankës Botërore, për vitin 2017, vendi ynë shënoi rritje të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar me 3,8%, duke u renditur pas Malit të Zi, që regjistroi 4,3% rritje.

Të gjitha vendet e tjera të rajonin kanë norma më të ulëta rritje. Por ajo që është shqetësuese në ekonominë shqiptare, është rritja e pastrukturuar. E thënë ndryshe, rritja mbetet e varur nga elementë spontanë, si energjia elektrike. Ndërsa problem është mungesa e faktorëve të qëndrueshëm, si investimet e huaja.

Shkarkoni aplikacionin e A2