Kosova ndëshkon edhe markat ndërkombëtare në Serbi

Prishtina ashpërson masat kundër Beogradit. Tashmë tarifa 100% do të prekë edhe markat kombëtare dhe ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë dhe që importohen nga këto dy vende për në Kosovë.

Vendimi është marrë nga qeveria e Prishtinës pas letrës së dërguar nga kryeministria serbe, Ana Brnabiç, ndaj liderëve të ndryshëm për tërheqjen e njohjes për Kosovën.

Pas mbledhjes së qeverisë, shefi i ekzekutivit të Prishtinës, Ramush Haradinaj kritikoi Brukselin duke thënë se zhvillimet aktuale janë pasojë e heshtjes së BE-së.

Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës kundër Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2019-s.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN