Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Meta dekoron Partizanin legjendar të ’68-ës në basketboll

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 20:24 | Sporte të tjera
Meta dekoron Partizanin legjendar të ’68-ës në basketboll

Skuadra legjendare e Partizanit, në vitin 1968 në basketboll për meshkuj, u dekorua nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Një vlerësim për ekipin që gjysmë shekulli më parë, regjistroi një prej rezultateve më mbresëlënës në sportin shqiptar, duke barazuar 73-73 në kampionatin Europian të Basketbollit ndaj kampionëve të Italisë, Palakanestro Kantu.

Presidenti dekoroi me urdhrin ‘Kalorës i Skënderbeut’ ish-basketbollistin dhe ish-kapitenin e Partizanit, Agim Fagu, i cili në atë ndeshje arriti të realizonte plotë 48 pikë.

Kreu i shtetit vlerësoi edhe trajnerin Astrit Greva me titullin ‘Kalorës i Flamurit’. Referuar ndeshjes së 18 dhjetorit 1968, në fjalën e tij, presidenti dha mesazhin se shembulli i ekipit të kuq, mund të ndiqet edhe në ditët e sotme, për të bërë të mundur që me shumë pasion dhe investime jo të mëdha, basketbolli dhe volejbolli të kthehen në nivele të rëndësishme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani