Ndryshimet në qeveri, reagon Edi Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit

Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e sotme mbi zërat kritik për ndryshimet e bëra në qeveri.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë)”, shkruan Rama në “Twitter”.

Më tej, ai i cilëson ndryshimet në qeveri si një hap i madh drejt fitores në zgjedhjet e qershorit.

“S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenar për PS”, mbyllet postimi i Edi Ramës”, mbyllet postimi i kryeministrit.

Ndërkohë, Partia Socialiste do të vazhdojë të jetë aktive edhe në orët e fundit të këtij viti. A2 ka mësuar se të shtunën në orën 09:00, PS do të mbledhë kryesinë sërish.

Burimet thonë se axhenda e saj do të fokusohet te punët organizative të partisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet dhe vendimet e marra në asamble.

Shkarkoni aplikacionin e A2