PS nuk ndalet, pas shkarkimeve vendim për mbledhje kryesie

Partia Socialiste do të vazhdojë të jetë aktive edhe në orët e fundit të këtij viti. A2 ka mësuar se të shtunën në orën 09:00, PS do të mbledhë kryesinë sërish.

Burimet thonë se axhenda e saj do të fokusohet te punët organizative të partisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet dhe vendimet e marra në asamble.

Ndërsa pasditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, me anë të një postimi në “Twitter”, reagoi duke thënë se pas ndryshime në qeveri ka ende punë për të bërë në parti.

Socialistët me shumë gjasa, nuk do ta mbyllin vitin edhe pa konferencën e fundvitit të Kryeministrit Rama, i cili do të japë “llogari” përpara medias.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN