Qielli i Nju Jorkut ndriçohet natën, por nuk është “një pushtim alien”|VIDEO

Banorët e shumtë që ende ishin të zgjuar natën e kaluar në Nju Jork patën mundësi të shijojnë një spektakël të rrallë. Qielli i metropolit amerikan u ndriçua me një nuancë blu të theksuar, aspak i natyrshëm.

Po jo të gjithë u mrekulluan. Banorët e Queens për minuta të gjatë u terrorizuan sepse krahas dritës atipike ato dëgjuan edhe shpërthime të forta dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Postimi i një dëshmitarit afër shpërthimit

Shumë banorë t https://twitter.com/murphy/status/1078476371880488961 lagjes gjigande zbritën në rrugë, secili duke pyetur për shkaqet. Disa mendonin për atentat, disa të tjerë shkuan deri tek pushtimi alien.
E vërteta është shume me tokësore. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një shpërthim i ndodhur në një gjenerator në lagjen Astoria, pjesë e Queens, që përfshiu kabllot e elektricitetit.

Qielli “alien” dje në Nju York

Me ironi, në deklaratën e saj, policia e Nju Yorkut nënvizoi që “nuk ka më zjarr nuk ka të lënduar, dhe nuk kemi prova për aktivitet jashtëtokësor”.
Shpërthimi ka ndodhur për arsye të një defekti, duke i dhuruar kështu gjithë qytetit një spektakël unikal.

Nju Jorku blu

Me qindra foto dhe video që kanë filluar të shpërndahen në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN