Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: Opozita na mpiu, por nuk mund të jemi e keqja më e vogël

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 10:39 | Politikë
Rama: Opozita na mpiu, por nuk mund të jemi e keqja më e vogël

Kryeministri Edi Rama nuk la pa sulmuar edhe opozitën, sipas të cilit i ka krijuar Partisë Socialiste komfortin që të jetë zgjidhja e vetme.

“Mungesa e opozitës na ka mpirë, ka ulur kapacitet tona reaguese”, tha Rama. “Por nuk mund të jetojmë si e keqja më e vogël, nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës. Nuk shitëm qëllimet tona dhe nuk tregtuam objektivat në mandatin e parë. Ishim të gatshëm të rrëzonim koalicionin për Reformën në Drejtësi dhe fituam zgjedhjet të vetëm. Sepse njerëzit janë shumë më të mençur se sa duken nga lartësia e politikës”, shtoi ai.

“Partia Socialiste nuk mund të shihet si forcë uzurpatore e pushtetit, kjo do të mbarojë. i kemi thënë fund tranzicionit, siç bëmë me mësuesit. Dhe mësuesit na votuan më shumë, jo sepse u bënë anëtarë të Partisë Socialiste, por sepse shpëtuan nga persekutimi politik. Po kështu kemi bërë me infermierët”, shtoi Kryeministri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë