Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Studentët na dhanë një shuplakë, unë ktheva faqen tjetër

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 10:19 | Politikë
Rama: Studentët na dhanë një shuplakë, unë ktheva faqen

Ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste pak ditë pas mbledhjes së kryesisë dhe vendimeve të qeverisë për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama foli fillimisht për studentët duke pranuar shqetësimin e tyre të shprehur përmes protestave të muajit të fundit.

“Studentët na dhanë një shuplakë dhe unë ktheva faqen tjetër. Ata shohin zgjidhjen vetëm te dhe askund tjetër, sepse palën tjetër e kanë mbajtur sa më larg nga vetja”, tha Rama.

“Ata kanë gjithë të drejtën të jenë të acaruar me ne. Ky brez është pasqyra besnike e politikës së bërë për zgjedhjet e radhës, për “pulën sot” dhe jo “vezën mot”. Ky brez paguan sot, për reformat që nuk u bënë kur ata vinin në jetë”, shtoi Kryeministri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani