Shpërthen autobusi me turistë pranë piramidave në Egjipt

Një bombë artizanale ka shpërthyer në anë të rrugës duke goditur një autobus me turistë pranë piramidave të Gizës në Egjipt.

Nga të dhënat e para raportohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Daily Mail” shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 me atë lokale, ndërsa janë publikuar edhe foto të autobusit që u godit nga shpërthimi i fuqishëm.

Zyrtarë vendas kanë thënë se bomba shpërtheu pranë një muri përgjatë rrugës. Ky ishte ngjarja e parë në dy vite që ka goditur turistët e huaj në Egjipt edhe pse për vite me radhë në gadishullin e Sinait ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj të krishterëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN