Shuhet Amos Oz, shkrimtari i famshëm izraelit

Amos Oz, një nga shkrimtarët izraelitë më të famshëm dhe më të përkthyer në botë, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Njoftimi është bërë nga vajza e tij, Fania Oz, e cila tha se ai ndërroi jetë për shkak të një tumori.

Libri autobiografik i tij, “Një rrëfim për dashurinë dhe errësirën”, është kthyer dhe në film në vitin 2015, nën drejtimin e Natalie Portman.

Amos Oz mbështeste një zgjidhje me dy shtete për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Ky qëndrimi bëri që ai të cilësohej si tradhtar në vendlindjen e tij. Këtë cilësim, shkrimtari i njohur e konsideronte si “medalje nderi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2