Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sot mblidhet Asambleja, socialistët në ethe për qeverinë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 09:20 | Politikë
Sot mblidhet Asambleja, socialistët në ethe për qeverinë

Pas mbledhjes së kryesisë dhe vendimeve të qeverisë për plotësimin e kërkesave të studentëve, socialistët bëjnë hapin e tretë këtë të premte.

Asambleja Kombëtare nis sot në orën 10:00. Mbledhja parashikohet të zgjasë rreth dy orë, gjatë të cilave do të diskutohet për 8 pika.

Sigurisht vëmendjen më të madhe do ta marrë organizimi dhe përgatitja për zgjedhjet vendore të vitit 2019, ku do të fillojë që tani puna në bashki të ndryshme për të bindur të lëkundurit.

https://a2news.com/2018/12/26/zbardhet-agjenda-e-asamblese-kombetare-te-partise-socialiste/

Sa i përket organizimit të brendshëm të partisë, deri në javën e dytë të janarit të ardhshëm do të bëhet e mundur digjitalizimi, ose vendosja në sistem e të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste.

Ndryshimet në qeveri kanë qenë një temë e përfolur në vazhdimësi kohët e fundit, por ende nuk ka asgjë konkrete. Megjithatë, eksponentë të rëndësishëm të PS kanë pohuar jo zyrtarisht se këto ndryshime mund të ndodhin pikërisht sot.

A2 CNN Livestream

Dita jonë