Topi i Vitit të ri në Times Suqare bëhet më rrëzëllues

Përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve kanë hyrë në fazën finale në, Times Square. Topi i famshëm i vitit të ri, simbol i festimeve në sheshin ikonë të New Yorku do të jetë edhe më rrëzëllues këtë vit. Përveç 2600 kristaleve ekzistuese, 192 të tjera i janë shtuar objektit që peshon rreth 5450 kilogram.

Topi do të pozicionohet në majë të kullës One në Times Square duke filluar nga ora 6 e pasdites në vigjilje të vitit të ri nën vështrimin e mbi 1 milion vizitorëve. Hedhja tradicionale e tij do të bëhet në 11 e 59 minuta, për t’i dhënë zyrtarisht mirëseardhjen vitit të ri…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN