Trenat me shpejtësi të lartë edhe në SHBA

Amerika së shpejti mund të ketë trenat e saj me shpejtësitë lartë, duke ndjekur Japoninë, Rusinë dhe Francën në transformimin e transportit.

Kompania “Brightline Trains” është bërë pjesë e grupit Virgin të miliarderit Richard Branson dhe synon të sjellë këtë formë udhëtimi për pasagjerët amerikanë.

Momentalisht, kompania është fokusuar në Florida, ku ka prezantuar trena me shpejtësi të lartë në disa qytete. Ndërsa duke nisur nga viti i ardhshëm, planifikon të bëjë të njëjtën gjë për të lidhur Orlandon dhe Tampan.

Por projekti më ambicioz mbetet lidhja e Los Angeles me Las Vegas. Nëse këto iniciativa realizohen, ato mund të transformojnë mënyrën e transportit në SHBA, ku vetëm 5% e njerëzve shkojnë në punë duke përdorur transportin publik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN