Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trump nuk tërhiqet nga muri, vazhdon mbyllja e qeverisë amerikane

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 14:47 | Bota

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, do të vazhdojë më shumë gjasë edhe javën e ardhshme, mes ngërçit për financimin e murit ndarës me Meksikën, i propozuar nga presidenti Trump.

Të dyja dhomat e kongresit u mblodhën për pak minuta të enjten, por nuk u ndërmor asnjë veprim për t’i dhënë fund mbylljes. Përfaqësuesit e senatit dhe dhomës së përfaqësuesve do të mblidhen sërish të hënën.

Trump ka thënë se nuk do të lëshojë pe sa i përket kërkesës së tij për financimin e murit me Meksikën. Ai refuzon të firmosë një paketë më të gjerë shpenzimesh që detyron mbylljen e pjesshme të 15 departamenteve federale, përfshirë atë të shtetit, të sigurisë, transportit, bujqësisë e drejtësisë.

800 mijë punonjës federalë, po qëndrojnë në shtëpi. Por situata vështirë se do të zgjidhet, pasi demokratët në opozitë të cilët morën kontrollin e dhomës së përfaqësuesve në muajin janar, dhe disa republikanë, këmbëngulin se nuk do t’i japin presidentit 5 miliardë dollarët e nevojshëm për financimin e murit.

“Gjërat nuk janë përmirësuar gjatë orëve të fundit. Ka pasur shumë bisedime por demokratët nuk kanë ndërmend të japin para për murin. Në këtë pikë mendoj se mbyllja e qeverisë do të jetë afatgjatë”

Mark Meadows, kongresmen republikan

Kundërshtarët politikë e akuzojnë atë për zmadhim të çështjes se emigracionit për qëllime politike dhe thonë se ka metoda më të mira për garantimin e sigurisë ne kufi. Situata ka shtuar shqetësimet për frenimin e ekonomisë në 2019-tën, ndërsa tregjet elektronike po përjetojnë rënie të ndjeshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani