Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arsenal, “viktima” e radhës e Liverpool, edhe Shaqiri protagonist

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 20:26 | Futboll
Arsenal, “viktima” e radhës e Liverpool, edhe Shaqiri

Liverpool i këtij sezoni duket i papërballueshëm për kundërshtarët. “Viktima” e radhës e “The Reds” ishte skuadra e Arsenalit.

Në “Anfield” ishin londinezët ata që shënuan të parët, por gjithçka u përmbys shumë shpejt për ta nga braziliani Firmino.

Sulmuesi realizoi dy gola të shpejtë, ndërsa në pjesën e parë kishte vend edhe për dy gola të tjerë të shënuar nga Mane dhe Salah.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, skuadra e Klopp gjeti edhe një herë tjetër rrjetën dhe sërish me brazilianin Firmino, i cili ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim.

Edhe Xherdan Shaqiri qëndroi për 90 minuta në fushën e lojës, por këtë herë nuk mund të realizonte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë