Basha: Protestat larguan ministrat e korruptuar

Banorët e Astirit vijojnë protestat kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Protestës iu bashkua edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se vetëm falë forcës së protestave u larguan ministrat e korruptuar.

“Forca e bashkimit të tyre i mbrojti shtëpitë që do t’ua prishnin pa ligj, rrëzoi projektin dhe Damian Gjiknurin; sikundër edhe protesta e artistëve dhe qytetarëve për teatrin rrëzoi Mirela Kumbaron; sikundër protesta e studentëve rrëzoi Lindita Nikollën. Por puna vetëm sa ka filluar, nuk mjafton largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen te Unaza e Re në bashkëpunimin me krimin e organizuar, në grabitjen e tarifave të larta dhe taksave për studentët. Njeriu, i cili i urdhëronte të gjithë këta në këtë aferë vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Ne duhet ta kthejmë pushtetin te njerëzit, duke dekriminalizuar zgjedhjet dhe duke i dhënë Shqipërisë një parlament që buron nga vota e qytetarëve jo nga paratë e krimit, as nga bandat”, u shpreh kreu demokrat, Lulzim Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN