Boçi: Rama la pa shpërblim 34 mijë mësues

Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se nuk ka dhënë asnjë shpërblim për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar, por ndërkohë paguan 105 milionë euro për koncesione.

“Duke mos u dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve, qeveria shkel kështu kontratën kolektive të firmos mes Ministrisë së Arsimit dhe sindikatave të arsimit. Kryeministri po u mohon 34 mijë mësuesve një të drejtë të fituar nga ato me ligj. Mungesa e shpërblimit për mësuesit është reflektim i braktisjes së arsimit nga qeveria. Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi në çdo drejtim protesta e studentëve. Është fakt se buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë. Është fakt se kjo qeveri nuk ka asnjë përpjekje për të rikthyer në shkollë 134 mijë fëmijë që kanë braktisur arsimin”, u shpreh Luçiano Boçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN