Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Buzëqesh Higuain, “skuqet” Suso, fiton Milani

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 22:38 | Futboll
Buzëqesh Higuain, “skuqet” Suso, fiton Milani

Pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore ne Serie A, madje pa shënuar edhe gol, Milani ka arritur të marrë 3 pikët në “San Siro” ndaj skuadrës së SPAL.

Një ish-milanist si Petagna shënoi i pari që në minutën e 13, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, Castillejo barazoi shifrat me një gol të bukur.

Milani e kërkoi golin, por vuajti e bashkë me të edhe Higuain, i cili prej javësh të tëra nuk e kishte ndjerë kënaqësinë që të dhuron goli dhe kjo u rikthye në minutën e 64 kur shënoi golin e fitores për Milanin.

Por fundi nuk ishte i lumtur për kuqezinjtë, të cilët humbën Suson, që pas dy kartonëve të verdhë u ndëshkua me të kuq.

A2 CNN Livestream

Dita jonë