Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Calavera: ONM, bilanc Vetting-ut, kohë ndryshimi për Gjyqësorin

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 09:47 | Aktualitet
Calavera: ONM, bilanc Vetting-ut, kohë ndryshimi për Gjyqësorin

“Procesi i Vetingut ka nisur tashmë të japë rezultate”. Eshte e bindur për këtë Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefja e NMO-së, operacionit monitorues të ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri.

https://a2news.com/2018/12/27/i-ftuari-kreu-i-klp-shoqeria-civile-skeptike-per-reformen-ne-drejtesi/

Në një deklaratë të orëve të fundit, Calavera ka përshkruar rrugëtimin dhe rezultatet e para të procesit të reformës gjyqësore në Shqipëri, duke e gjykuar që Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt krijimit të një sistemi drejtësie pa paaftësi, njëanshmëri dhe korrupsion.

Sipas saj, “ka pasur disa arritje të rëndësishme” në procesin e vetingut, dhe shton se “Komisioni Evropian ndihet shumë i inkurajuar kur mëson nga magjistratët e BE-së dhe SHBA-ve, të cilët po e mbikëqyrin këtë proces si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, se hetimet e vetingut po kryhen në mënyrë të plotë dhe profesionale”.

Calavera ka nënvizuar që procesi ka patur si pasojë disa kufizime ´të “përkohshme” në funksionimin e sistemit të drejtësisë, si humbja e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese, por i gjykon ato si “ të pashmangshme për të ndërtuar një gjyqësor të cilit qytetarët shqiptarë mund t’i besojnë për të respektuar shtetin e së drejtës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë