Cristiano spektakolar, Juve fiton me Samp-in por protagonist është VAR – A2

Cristiano spektakolar, Juve fiton me Samp-in por protagonist është VAR

Juventusi fiton 2-1 në Torino në një ndeshje drithëruese kundër Sampdoriës dhe shkëputet edhe më shumë në krye të kampionatit Italian.

Edhe një herë protagonist absolut i ndeshjes është Cristiano Ronaldo, që jo vetëm shënon dy herë por ndalohet nga traversa pas një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës, por tashmë është shndërruar në pikën e referimit për të gjithë shokët e tij.

Kampioni portugez arriti të shënojë në minutën e dytë të ndeshjes duke zhbllokuar me penallti rezultatin që Sampdoria kishte barazuar me Quagliarella në minutën e 33-të, po me penallti.

Të dy penalltitë u konsultuan nga arbitri Valeri me teknologjinë VAR, edhe pse penalltia e Juventusit u duk më e diskutueshme.

Por gjithçka vihet edhe një herë në diskutim kur në minutën e 92-të, Saponara e Sampdoriës shënon një gol që plas në heshtje stadiumin bardhezi, por arbitri edhe anulon për një pozicion jashtë loje.

Shkarkoni aplikacionin e A2