Diaspora sërish në protestë, nga vota në zgjedhje, te “Astiri”

Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë rikthyer sërish në protestë këtë të shtunë para Kryeministrisë.

Keqqeverisja e vendit, niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit në vend, janë disa nga arsyet që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit thonë se duhet të ngrihet zëri dhe duhet kërkuar që e drejta të vihet në vend.

Një prej kërkesave të tyre është edhe vota në zgjedhje.

Kjo protestë, sipas organizatorëve, bën bashkë kauzat e studentëve, të artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit dhe banorëve te Astirit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN