Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hungari, Orban heq statujën e “heroit” Imre Nagy, “ishte komunist”

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 11:02 | Bota

Kryeministri hungarez Viktor Orban është sërish objektiv i kritikave për një vendim që ka shkaktuar debate edhe mes atyre që kanë mbështetur politikat e tij nacionaliste dhe antikomuniste.

Mëngjesin e të premtes autoritetet hungareze hoqën nga sheshi përpara Parlamentit në Budapest statujën e Imre Nagy, liderit të revoltës ndaj pushtimit sovjetik në vitin 1956.

Sheshi para Parlamentit pa monumentin e kushtuar Imre Nagy-t

Edhe pse në Hungari ish kryeministri Nagy shihet si një “hero” i rezistencës ndaj Bashkimit Sovjetik dhe ideator i një komunizmi më liberal, i pushkatuar në vitin 1958, figura e tij është kritikuar gjerësisht nga kreu i ekzekutivit Orban, i cili e ka cilësuar publikisht si “komunist nga më të bindurit”, dhe e ka akuzuar edhe për bashkëpunim me KGB-në famëkeqe.

Imre Nagy pak para ekzekutimit në vitin 1958

Statuja në të vërtetë nuk do të shkatërrohet, por do të rikonstruktohet dhe do të ekspozohet më 16 qershor në sheshin Jászai Mari, përballë Parlamentit por nga ana tjetër e Danubit. Ndoshta një gjest simbolik edhe ky.

A2 CNN Livestream

Dita jonë