Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mertens shpëton Napolin ndaj Bologna-s, Hysaj “ngroh” stolin

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 20:08 | Futboll
Mertens shpëton Napolin ndaj Bologna-s, Hysaj “ngroh” stolin

Një gol i shënuar Mertens vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt ka bërë që Napoli të ruajë distancën nga Juventusi kryesues.

Protagonist të kësaj ndeshje të mbyllur me rezultatin 3-2 për skuadrën e Ancelottit ishin polaku Milit dhe belgu Mertens.

Milik ishte autor i dy golave të parë, por Bologna nuk u dorëzua dhe në Danilo barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 80, ndërsa më herët kishte shënuar edhe Santander.

Por ai që vulosi fatet e ndeshjes ishte Mertens që e dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë për Napolin dy minuta para fundit.

Ndërkohë, Elseid Hysaj edhe në këtë ndeshje nuk është aktivizuar asnjë minutë, duke ngrohur stolin gjatë gjithë kohës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë