Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Paga minimale, eksperti: Shkurton vendet e punës

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 18:41 | Ekonomi
Paga minimale, eksperti: Shkurton vendet e punës

Rritja e pagës minimale mund të ketë një efekt negativ për ekonominë e vendit, duke shkurtuar vendet e punës.

Eksperti i Ekonomisë, Albert Gajo, shprehet se ndërsa rritja me 2 mijë lekë do të rrisë të ardhurat nga kontributet në buxhetin e shtetit, ajo mund të kthehet në një barrë të papërballueshme për bizneset.

Gajo propozon eliminimin e kufirit të pagës minimale, për shkak se ajo duhet të rregullohet nga kërkesa dhe oferta e tregut.

Në vend të saj, qeveria duhet të fokusohet në uljen e informalitetit përmes deklarimit të pagave reale.

Kundër kësaj rritjeje janë shprehur dhe fasonët, për të cilët në kushtet e zhvlerësimit të euros, do të përkthehet në mungesë investimesh dhe mosrritje të numrit të punonjësve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani