Presidenti i radhës në SHBA? 17 vjeçari që po mbaron shkollën e mesme dhe …Harvardin!

Në moshën 16 vjeçare shumë gjimnazistë fillojnë të preokupohen për studimet e larta, se çfarë dege preferojnë më shumë dhe në cilin universitet do të dëshironin të konkurronin.

Për djaloshin amerikan nga Kansasi Braxton Moral, kjo dilemë nuk ekziston. Në fund të vitit ai jo vetëm do të ketë mbaruar shkollën e mesme, por edhe universitetin në… Harvard.

Dy Kartat e Studentit të Braxton

Historia e veçantë e Braxton fillon në klasën e tretë fillore, kur mësuesit kuptuan që ai kishte dhunti jo normale në përvetësimin e lëndëve.
Ai nuk bëri klasën e katërt dhe filloi të merrte leksione të shkollës së mesme gjatë shkollës fillore. Por kjo nuk i mjaftonte, dhe me konsensusin e prindërve vendosi të ndiqte kurset e Harvard Extention School, një nga degët e universitetit të famshëm në botë që lejon edhe studentë që banojnë jashtë kampusit dhe ndjekin me kohë të pjesshme.

Braxton në shkollën e mesme

Jo gjithçka është e lehte për adoleshentin e talentuar. Disa profesorë ankohen për mënyrën sesi shkruan, ende e përafërt me atë të një fëmije, por Braxton nuk trembet dhe vazhdon të ndjeke paralelisht aktivitetet e shkollës së mesme krahas angazhimeve akademike, dhe në 2019 do të jetë i pari që do të marrë dëftesën dhe diplomën bachelor në Harvard në të njëjtën kohë.

Braxton në Harvard, nga më prestigjiozët në botë

Por më vonë, çdo të ndodhë me të? Patjetër ai do të zgjedhë masterin e famshëm të Harward Law School, dhe më pas të bëhet politikan. Donald Trump është i paralajmëruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN