Sulmuan autobusin me turistë, hakmerret policia, vret 40 xhihadistë

Pas sulmit me bombë ndaj një autobusi me turistë në Kajro, 40 xhihadistë u vranë nga policia egjiptiane. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme në orët e para të së shtunës.

Sipas deklaratës, terroristët ishin vranë në veri të gadishullit të Sinait. Ata kishin planifikuar një seri atentatesh ndaj turistëve, objekteve të kultit dhe forcave të armatosura të Egjiptit.

Në sulmin e së premtes humbën jetën 4 vetë. Mes viktimave, tre ishin turistë vietnamezë, ndërsa i katërti një shoqërues nga Egjipti.

Të paktën 11 persona të tjerë mbeten te plagosur. Lënda shpërthyese artizanale ishte vendosur pranë një muri në lagjen Haram, në afërsi të piramidave të famshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN