Ultimatum ambasadorit të BE-së: Lini vendin brenda 48 orësh!

Një ultimatum i prerë dhe i paprecedent i ka mbërritur delegacionit të Bashkimit Evropian në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, Kinshasha.

Autoritetet e Kongos i kanë urdhëruar ambasadorit Bart Ouvry të largohet nga vendi brenda 48 orësh, si përgjigje për sanksionet ndaj kandidatit presidencial të mbështetur nga Qeveria, Emmanuel Ramazani Shadary, i akuzuar nga BE-ja për arrestimin e aktivistëve dhe pjesëtarëve të opozitës, kur ishte ministër i Brendshëm.


Emmanuel Ramazani Shadary

Ndaj Shadarit janë aplikuar bllokimi i aseteve jashtë vendit dhe mos hyrja në territorin e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i BE-së në Republikën Demokratike të Kongos, Bart Ouvry

Zgjedhjet në Republikën Demokratike të Kongos, vendi i 11-të më i madh në botë për dimensione, i pasur në burime natyrore, por nga më të varfrit si ekonomi, u shtynë deri ditën e nesërme për shkak të përhapjes në disa zona të virusit Ebola, që ka shkaktuar qindra të vdekur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN