Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Avioni im është më i bukur se i yti”... Putin sfidon Trump me “Kremlinin fluturues” | FOTO

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 21:46 | Lifestyle

Avioni fantastik i presidentit rus Vladimir Putin, që kushton më shumë se 430 milionë euro, është bërë publik, duke “sfiduar” denjësisht Air Force One, avionin presidencial të Donald Trump.

Një mjet udhëtimi luksoz, i pajisur me të gjithë komoditetet, si bar, palestër e madje tualet të larë në flori.

Fotot e avionit u publikuan nga një adoleshent rus, i cili pati fatin të bënte një tur privat brenda avionit. 15-vjeçari Arslan Kaipkulov vuan nga një sëmundje e rëndë gjenetike dhe ishte përzgjedhur nga stafi i Presidentit rus pasi është i apasionuar pas mjeteve fluturuese.

Vetë Putin nuk ishte brenda “Kremlinit fluturues”, por i kishte lënë si dhuratë adoleshentit një kamera për të filmuar gjithçka.

Në Rusi raportojnë se Putin ka realizuar më shumë orë udhëtime se sa të gjithë liderët e tjerë rusë të marrë bashkë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani