Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kaos në Bangladesh, të paktën 15 të vrarë në ditën e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 12:45 | Bota

Bangladeshi është përfshirë nga një valë trazirash ditën e sotme, që përkon edhe me datën e zgjedhjeve politike.

Sipas monitoruesve ndërkombëtarë, janë të paktën 15 të vdekurit gjatë përballjes të elementëve të opozitës me ato qeveritarë dhe forcave të rendit.
Situata duket shumë e tensionuar, sa që autoritetet e vendit kanë vendosur mbylljen e internetit deri pas zgjedhjeve për të shmangur panikun “nga lajme të rreme”, siç i cilësojnë ato.

Dy rivalet, Khaleda Zia (majtas), dhe kryeministrja Sheikh Hasina

Zgjedhjet në vendin me rreth 170 milion banorë, pjesa më e madhe e të cilëve myslimanë, kanë si protagoniste dy kandidate femra.

Kryeminstrja Sheikh Hasina si ushtarake

Favorite është kryeministrja 71 vjeçare Sheikh Hasina, e bija e Sheikh Mujibur Rahman, lideri i pavarësisë të vendit nga Pakistani në 1971, dhe Kamal Hossain, i cili zëvendëson kandidaten e vërtetë, rivalen e saj historike Khaleda Zia, e cila ndodhet në burg e akuzuar për korrupsion.

Monitoruesit kanë vëzhguar probleme të mëdha gjatë procesit elektoral, duke përfshirë edhe kuti elektorale të mbushura paraprakisht me vota që i drejtoheshin qendrave ku zhvilloheshin votimet para orarit të hapjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani