NATO uron Vitin e Ri, edhe në shqip | VIDEO

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Organizata e Traktatit Atlantikut Verior ka uruar të gjithë vendet aleate për Vitin e Ri. Në videon e shpërndarë në YouTube, pjesë e urimit është edhe një pjesëtar i forcave të armatosura shqiptare, ndërsa kolegë të tjerë nga Kanadaja, Italia, Polonia, Sllovenia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar urojnë secili në gjuhën e vet.