Putin i dërgon letër Trumpit: “Gati për dialog” – A2

Putin i dërgon letër Trumpit: “Gati për dialog”

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shkruar një letër homologut amerikan Donald Trump, ku i konfirmon se është gati për një dialog me Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara me një agjendë të gjerë.

Në një deklaratë për mediat të lëshuar nga Kremlini thuhet: “Vladimir Putin thekson se marrëdhëniet Rusi-SHBA janë faktori më i rëndësishëm për të ofruar stabilitet dhe siguri në arenën ndërkombëtare. Rusia është e hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara”.

Në një tjetër letër dërguar presidentit sirian Bashar al-Assad, Putin u zotua që të vazhdojë ndihmën ndaj qeverisë së tij për të luftuar kundër terrorizmit.

Putin gjithashtu u ka dërguar urime për Vitin e ri edhe Kryeministres britanike Theresa May, si dhe Kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe Presidentit kinez Xi Jinping.

Ambasada ruse në Angli bëri të ditur se Moska dhe Londra kanë rënë dakord që të rikthejnë disa pjesëtarë të stafeve respektive në ambasada pas përjashtimit të diplomatëve të ndryshëm në fillim të këtij viti, si pasojë e incidentit të ndodhur në Salisbury kur një ish-oficer i shërbimit sekret rus dhe vazja e tij mbetën të helmuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2