Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Serie A, tifozët bëhen një, “Unë jam Koulibaly” | FOTOGALERI

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 13:13 | Futboll

Thirrjet raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, senegalezit Kalidou Koulibaly, në ndeshjen ndaj Interit kanë lënë shenjë në futbollin Italian.

Në takimin e së shtunës mes Napolit dhe Bolonjas i gjithë publiku por edhe lojtarët e Napolit ishin të bashkuar për të përkrahur lojtarin me ngjyrë.

Çdo tifoz në shkallët e stadiumit ka mbajtur në duar fytyrën e senegalezit i diskriminuar në fushën e lojës vetëm pak ditë më parë.

Kartoni i kuq i Koulibaly në ndeshjen me Interin

Stop racizmit, ishte kryefjala e pankartave të tifozëve napolitanë të cilët dekoruan stadiumin si asnjëherë më parë.

Vetë mbrojtësi Koulibaly nuk mundi të ishte në fushë madje do të mungojë edhe në takimin e ardhshëm për shkak të ndëshkimit me karton të kuq përballë Interit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani