Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Trafikantëve do t’u prishet shtëpia, projekt për rigjallërimin e lagjes “shqiptare” të Londrës

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 20:13 | Bota

Më shumë se 200 shqiptarë arrestohen çdo muaj në Britaninë e Madhe, raporton “Sunday Express”, që nënvizon se “kriminelët nga shteti i vogël ballkanik po rrisin reputacionin e tyre duke u vendosur në qendër të krimeve të lidhura me trafikun e drogës”.

Ndërkohë, shtëpia e një prej bandave shqiptare të drogës është në listën e objekteve për t'u prishur nga autoritetet, në Barking, një lagje periferike e Londrës, si pjesë e një projekti që do të rigjallërojë zonën, prej vitesh e rënë pre e grupeve kriminale.

Sipas “Sunday Express” gjendja në zonë ishte aq kritike, sa që banorët e vjetër nuk pranonin të flisnin për bandën shqiptare, të quajtur “Hellbanianz”. “Nuk e jap emrin nëse doni të flisni për shqiptarët”, citohet një 60-vjeçar. Ndërsa një grua që ka emigruar nga Afrika në Angli thotë: “Erdha këtu për më shumë siguri, por në mbrëmje kam frikë të dal nga shtëpia”.

Në një raport të përpiluar pas censusit të fundit, realizuar në vitin 2011, thuhet: “Pas anglishtes, gjuha e dytë më e folur në zonë është shqipja, e përdorur nga 372 rezidentë”.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli ka shprehur disa herë shqetësimin për rritjen e aktivitetit kriminal të bandave shqiptare. Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2017 janë arrestuar 2676 shqiptarë për krime si trafik droge, sulme të dhunshme, sulme seksuale dhe kërcënime për vrasje, më shumë se gjysma e arrestimeve në Londër.

Në burgjet britanike momentalisht janë të regjistruar 716 shqiptarë, që përbëjnë 8% të shtetasve të huaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu