Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tymi “fshin” kullën Eiffel, protestat në Francë nuk ndalen | FOTO

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 18:41 | Bota

Rrugët e Parisit janë ndezur këtë të diel pasi “jelekët e verdhë” kanë vazhduar protestën e tyre. Tymi ka mbuluar Kullën Eiffel, monumentin ikonë të qytetit pasi në disa zona të qendrës protestuesit u kanë vënë flakën makinave, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Gjatë paradites nuk kanë munguar edhe përleshjet mes protestuesve dhe autoriteteve, edhe pse numri i tyre është më i vogël në krahasim me javët e para. Pavarësisht lëshimeve që Presidenti Emmanuel Macron bëri ata vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Protesta pati edhe në Nantë, Lion, Bordo, Tuluze, por edhe Marsejë.

Sipas shifrave të autoriteteve në 17 nëntor, kur nisi gjithçka, në rrugët e qyteteve ishin 282 000 vetë, ndërsa më 22 dhjetor numri i tyre kishte zbritur në 38 600. Por krerët e sindikatave dhe grupimeve të ndryshme politike thonë që kjo ndodh për shkak të pushimeve dhe në janar do të ketë të tjera protesta të mëdha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani