2018 e protestave, Babaleve, Toyota-ve dhe vezëve | VIDEO – A2

2018 e protestave, Babaleve, Toyota-ve dhe vezëve | VIDEO

Viti 2018 ka qenë pa dyshim një vit protestash, dhe vetëm dy prej tyre zyrtarisht politike.

Si një skenar i përsëritur, u kthyen shpërthimet në foltoren e kuvendit. Ku depuetetët plot mllef akuzoheshin për lidhjet me kriminelët. Përjashtimet 10 ditore nuk përbënin më lajm. Seancat e ndërprera vinin live në Facebook, ku drejtuesit e opozitës flisnin e të tjerë ishin kameramanë.

Taksa e rrugës së kombit dhe protesta e kuksianëve ishin padyshim diçka që vlen shënohet në 2018-n. S

Në prag të djegies së mandatit, Sajmir Tahiri u rikthye në Parlament. Por vetëm pak javë më pas ai e dorëzoi vullnetarisht atë. Akt ky i shoqëruar dhe me akuza të forta ndaj pasardhësit Fatmir Xhafaj. Lufta ndaj këtij të fundit dhe zbardhja e lidhjeve të krimit të supozuara të familjarëve të tij, ishte kauza më e fortë e opozitës në pranverë.

Paralelisht me “Babalen”, u hap dhe çështja e Toyota Yaris me miliona euro në to. Por a ishte Basha i mirë informuar apo i përfshirë? Çështja përfundoi në dyert e gjykatës.

Manipulimi i votës për shembjen e teatrit kombëtar i dha pretekstin opozitës që të bojkotonte kuvendin. E gjithë vera vazhdoi me akuza nga selia, ndërsa në shtator PD-LSI krijuan parlamentin e tyre nëpër rrethe.

Vettingu i politikanëve që u rrëzua dhe protestat e studentëve, i rikthyen ata vetëm në 2 seancat e zhurmshme të fundit të vitit, në prag të skadimit të mandatit.

Deri në minutën e fundit ndërkombëtarët tentuan për miratimin e reformës zgjedhore. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë një ndër kushtet për hapjen e negociatave, proces i cili u shty nga gjysma e vitit 2018 për në gjysmën e parë të 2019-s.

Shkarkoni aplikacionin e A2