Arrestohet Bledar Jambelli, akuzohet për vrasjen e Artan Cukut

Një vit e gjysmë nga vrasja e ish oficerit të lartë të policisë së shtetit Artan Cuku, Interpol Athina arreston porositësin e ekzekutimit, Bledar Jambelli, ose i njohur ndryshe si Rikardo Muho.

Bledar Jambelli, i akuzuar si porositësi i vrasjes së Cukut

Lajmi u bë i ditur nga Policia e shtetit, e cila informon se Bledar Jambelli, 38 vjeç, lindur në Fier u arrestua ne Athinë, në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana. fillimisht policia shqiptare kërkoi arrestimin e tij në Gjermani, ku Jambelli i shpëtoi prangave.

Emri i tij u bë i njohur nga policia pas dëshmisë se Mikel Shallarit, i arrestuar dhe i dënuar nga gjykata e krimeve te renda si bashkëpunëtor në vrasjen e Artan Cukut. Nga hetimet rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Vrasësi i Artan Cukut, Mikel Shallari

38 vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar nga policia më datë 13 qershor të vitit të shkuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 12.06.2017, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vrasjen e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e kryer në bashkëpunim.

Si autor i vrasjes së Cukut është shtetasi Mikel Shallari, 24 vjeç nga Kuçova dhe banues në Tiranë, që u arrestua më 11 qershor, pasi u siguruan provat e adn-së së gjetur në një bluzë të hedhur në një kosh mbeturinash pranë vendit të ngjarjes.

Artan Cuku u ekzekutua në hyrjen e pallatit ku jetonte bashkë me familjen pas një përleshje me autorët më 8 prill të vitit 2017.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, reagoi përmes një postimi në Twitter, uke theksuar se askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN