Arrestohet “spiuni” amerikan në Moskë

Një shtetas amerikan është arrestuar në Moskë me akuzën e spiunazhit. Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Shërbimi Sekret personi në fjalë u identifikua si Paul Whelan, i cili tani rrezikon të dënohet me deri në 20 vjet burgim.

Vetë Rusia është përfshirë në disa skandale spiunazhi në Perëndim, që nga helmimi i agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani, e deri te dënimi i shtetases ruse Maria Butina që akuzohej se operonte si një agjente e huaj në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja vjen pak ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin, i dërgoi letra disa prej liderëve të Perëndimit, mes tyre edhe Presidentit amerikan Donald Trump, ku i shprehte gatishmërinë për një dialog me agjendë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN