Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjenden trupat e peshkatarëve të mbytur në Pogradec

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2018, 10:09 | Kronikë
Gjenden trupat e peshkatarëve të mbytur në Pogradec

Pas një ndërprerjeje për shkak të kushteve ekstreme të motit, palombarët e Reneas gjetën edhe trupin e dytë të peshkatarit që u mbyt në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.

Më herët u gjet edhe trupi i pajetë i Ramazan Kojtarit, që u mbyt së bashku me Arben Pupën.  Trupi i Pupës u nxor nga uji i rezervuarit pasditen e së dielës.  Dy viktimat dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit.

Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani