Haradinaj: Serbia një mini-Rusi, taksa nuk hiqet – A2

Haradinaj: Serbia një mini-Rusi, taksa nuk hiqet

“Nëse Serbia nuk ndryshon dhe është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka për të mbetur përgjithmonë”. Ky ishte mesazhi që përcolli për fundvit kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Në konferencën për gazetarët ai theksoi qëndrimin se taksa do të hiqej vetëm në rastin e njohjes recirpoke.

“Nëse Serbia dëshiron njohje reciproke do e hiqnim menjëherë. Kur mundemi me u tërheqë? Sa më shpejtë që bimë dakord për njohjen reciproke”.

Sa i përket marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj tha se delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e Qeverisë dhe shtoi se negocimi bëhet nga dy delegacione e jo dy njerëz. Ai foli gjithashtu për nevojën urgjente të liberalizimit të vizave, duke kërkuar mbajtjen e një mbledhje të këshillit të ministrave në muajin shkurt.

Shkarkoni aplikacionin e A2