Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Krim dhe vetting, a do të jetë 2019-a viti i ndryshimeve të mëdha, apo zhgënjimeve të mëdha?

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2018, 17:15 | Kronikë
Krim dhe vetting, a do të jetë 2019-a viti i ndryshimeve të

2018-a mund të konsiderohet si një vit i mbrapsht për ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri. Por edhe një vit i mbarë, pasi për herë të parë u hodhën fillesat, të cilat mund të ndryshojnë sistemin tradicional të drejtësisë në vend.

Ku vit, jo vetëm që nxori në dritë të diellit lidhjet e ngushta të krimit me politikën, por i gjeti kurën gangrenës që kishte krijuar në shoqëri kalbëzimi i pushtetit gjyqësor.

Në terren, Fatmir Xhafaj, edhe pse me një post politik, do të guxonte t’i shpallte luftë grupeve kriminale dhe t’i godiste ato, por shumë shpejt do të shndërrohej në kokë turku. Eliminimet fizike mes rivalëve do të shënonin edhe ngjarjet më të rënda në vend. Askush nuk do t’i frenonte ekzekutimet dhe atentatet mes grupeve që deri dje kishin pushtet absolut.

Një kalim “tangjent” mbi atë që viti 2018 na solli në plan të parë, përgatitur nga gazetarët e A2 Anduena Llabani dhe Jul Kasapi. Një vit i rëndë, që na ngriti diafragmën e shqetësimeve, por dhe na bëri të qartë mekanizmin në të cilin jetonte shoqëria jonë.

A do të jetë 2019-a viti i ndryshimeve të mëdha, apo do të jetë viti i zhgënjimeve të mëdha?

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli