Lojërat e fatit, industria që realizon 16 miliardë lekë xhiro

Nga 1 janari, të gjitha pikat e lojërave të fatit, llotot e bastet do të mbyllen. Bëhet fjalë për një industri, që sipas xhiros të deklaruar nga 14 kompanitë për vitin 2017, arrin një qarkullim vjetor zyrtar rreth 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro.

Në harkun kohor të një viti, kjo industri është rritur me 9.3%. Biznesi më i madh është te kazinotë, që raportuan 10 miliardë lekë të ardhura ose 60% të totalit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, xhiro e industrisë së lojërave të fatit është shumëfishuar në 6 vitet e fundit. Në vitin 2012, xhiro totale e kompanive ishte 9.1 miliard lekë. Ndërsa në fund të vitit të 2017, kjo industri arriti që të realizojë të ardhura rreth 16 miliardë lekë, me rritje 6.9 miliardë.

Duke komentuar aksionin që nis më 1 janar, kryeministri Rama deklaroi në konferencën e fundvitit se këto para do të shkojnë si konsum për familjet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN