Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Ministrat e rinj kanë më shumë eksperiencë se sa kishin ata që ikën”

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2018, 11:37 | Politikë
“Ministrat e rinj kanë më shumë eksperiencë se sa

Sa i përket zgjedhjes së ministrave të rinj në kabinet, Rama tha se emërimet kanë një vijë logjike që gjithmonë është ndjekur në Partinë Socialiste.

“Nuk bëjmë dallime në ministra teknikë apo politikë. Partia Socialiste është më shumë se anëtarët e kryesisë së saj, unë vet jam një produkt i kësaj fryme. Kur unë jam bërë ministër i Kulturës nuk isha anëtar i familjes socialiste, por isha i marrë nga ‘rruga’”, tha Rama.

“Të jeni të sigurt që ministrat e rinj kanë më shumë eksperiencë se sa kishin ministrat që ikën në ditën kur morën detyrën. Sepse nuk vijnë thjesht nga të qenit në opozitë, por nga puna e mirëfilltë. Dhe jam i sigurt që puna do të tregojë dobinë e këtyre zgjedhjeve që kam bërë. Të gjitha ta që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitete të padiskutueshme, por sens përkatësie ndaj vizionit, programit dhe mënyrës së të qenit të Partisë Socialiste, pavarësisht nëse kanë kartë anëtarësie. Unë jam prirur të zgjedh shqiptarë të mirë”, shtoi Kryeministri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë